Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Berisha i ashpër me Begajn: Vasal i turpshëm! Vë dekret për një ministër avatar

Berisha i ashpër me Begajn: Vasal i turpshëm! Vë dekret për një ministër avatar

21:23, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dekretit të presidentit për emërimin e ministres virtuale Diella. Në emisionin Opinion, Berisha tha se një akt i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe një shkelje e papranueshme.

“U paraqiti në Parlament ministre virtuale të cilën asnjë kushtetutë e botës nuk e njeh. Por në Kushtetutën e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, kryeministri dhe ministrat, janë elementë të saj. Të Kushtetutës. Tani të pretendosh se me dëshirën, nuk dua të prish gojën, dhe me paturpësinë, e papërgjegjshmërinë e një presidenti, vasal, i turpshëm që vë firmë, shpall ministër një avatar,” tha Berisha.

Sipas Berishës “s’mund të ketë ministër virtual, sepse Kushtetuta përcakton kush mund të jetë ministër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco