Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Pas 35 vitesh, Parlamenti mbyllet pa debat', Tabaku: Qeveria nuk ka program, vetëm propagandë

'Pas 35 vitesh, Parlamenti mbyllet pa debat', Tabaku: Qeveria nuk ka program, vetëm propagandë

18:08, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD Jorida Tabaku, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj mbylljes së njëanshme të seancës plenare nga mazhoranca, duke e cilësuar atë si një akt të paprecedentë që shmangu qëllimisht debatin parlamentar për programin qeverisës.

Në një kohë kur qytetarët presin përgjigje dhe zgjidhje, socialistët sipas Tabakut zgjodhën të mbyllin gojën e opozitës dhe të shmangin përballjen me të vërtetat e dhimbshme për ekonominë, integrimin dhe shërbimet publike.

Deputetja demokrate nënvizon se Shqipëria po kalon një nga periudhat më të vështira të 35 viteve të fundit, ndërsa qeveria nuk ka vizion, nuk ka program dhe po riciklon premtime boshe. Sipas saj, integrimi është degraduar në një fjalë propagande dhe jo në një objektiv strategjik të ndërtuar mbi reforma reale.

Pjesë nga deklarata:

Socialistët sot bënë të pamenduarën, e mbyllën parlamentin pa një debat parlamebntar. Për herë të parë pas 35 vitesh program i qeverisë nuk diskutohet dhe e vërteta është e thjeshtë fare, sepse nuk kishin program thjesht një riciklim nuk kishin vizion thjesht një riciklim. Premtuan 12 vite më parë dhe përsëri para 4 vitesh integrimin, ku jemi sot, premtuan  ekonomi më të fortë më pak taksa, shëndetësi falas, bujqësi, ku jemi sot. Jemi në situatën më të vështirë që Shqipëria po kalon në 35 vite.

Le të marrim me radhë. Përsa i takon integrimit që është bërë kryefjala e qeverisë. Cod gjë rrotullohet rreth një njeriu. Këto kujtojnë se integrimi është pjesëmarrja në samit,  bërja e prezantimeve dhe të flasësh anglisht. Integrimi kërkon reformat të vërteta që sot i mungojnë Shqipërisë. Integrimi është kthyer në thjesht në një fjalë propaganda dhe jo fryma e gërma e cdo vendimi që qeveria merr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco