Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Himçi: Rama ngriti kurth në Kuvend, gjithçka ishte skenar i parapërgatitur! Kemi të bëjmë me një puç kushtetues

15:34, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një tjetër shfaqje arrogante të pushtetit, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca e tij kaluan sot programin qeverisës në vetëm 25 minuta, pa asnjë debat dhe pa e prezantuar fare atë në Parlament. Seanca e shkurtër e përshkruar si një “maratonë” farsë, u shoqërua me protesta të forta nga opozita, e cila e cilësoi aktin si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe një kurth të qëllimshëm të përgatitur nga Rama.

Deputeti i PD për qarkun e Elbasanit, Bledi Himçi, në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, denoncoi ashpër manovrat e kryeministrit:
“Sot ne u gjendëm para një kurthi të përgatitur nga Rama, i cili kishte skenuar gjithçka për të prishur seancën dhe për të shmangur transparencën. Është rasti i parë në gjithë këto vite pluralizmi kur një qeveri nuk shpalos programin në marrje të mandatit dhe nuk kërkon votëbesimin e Parlamentit. Kjo është një shkelje e hapur e Kushtetutës.”

Himçi e cilësoi veprimin e Ramës një fyerje të rëndë për deputetët dhe qytetarët shqiptarë, duke denoncuar edhe përdorimin e inteligjencës artificiale në vend të prezantimit real nga kryeministri:
“Është fyerje e inteligjencës jo vetëm për deputetët, por për gjithë qytetarët shqiptarë. Rama ka vendosur të emërojë një kompjuter me emrin ‘Diella’ për të folur në vend të tij. Kjo është absurditeti më i madh që mund të ndodhë.”

Deputeti gjithashtu akuzoi Presidentin e Republikës se ka vepruar si “kukull në duart e kryeministrit”, duke dekretuar ministrat pa marrë votëbesimin në Parlament:
“Është skandaloze që Presidenti, në verbëri të plotë, pranoi të bëhej noter i Ramës, duke dekretuar një qeveri që nuk ka kaluar në votëbesimin parlamentar.”

Sipas Himçit, Shqipëria ndodhet para një autokracie të plotë të komanduar nga Rama, ku Kushtetuta po dhunohet hapur dhe demokracia është futur në ditët e saj më të zeza. Opozita ka paralajmëruar masa të forta politike, përfshirë ribërjen e seancës për votëbesim, mosdekretimin e ministrave dhe mocionin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Himçi:

Sot ne u gjendëm para një kurthi të përgatitur nga kryeministri Rama i cili kishte përgatitur një skenar për prishje të kësaj seance.

Është rasti i parë në gjithë këto vite të pluralizmit politik, kur një qeveri nuk shpalos programin në marrje të mandatit para Parlamentit, apo votëbesimit para Parlamentit dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë.

Kjo pastaj solli edhe pjesën e reagimit tonë më pas edhe në grupin parlamentar. Doja të thoja që shkak sigurisht u bë një inteligjencë artificiale që sigurisht kryeministri i ka vendosur emrin Diella dhe sigurisht që ne nuk mund të dëgjojmë diskutimin e një kompjuteri.

Është fyerje e inteligjencës jo vetëm për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, por sigurisht edhe për qytetarët shqiptarë pasi shkelja e Kushtetutës është e hapur.
Akoma më skandaloze është qëndrimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili në verbëri të plotë, si një kukull në dorën e kryeministrit, dekreton pikërisht Diellën si ministre të kabinetit e Rama 4.
Jemi pas një autokracie totale të komanduar nga Rama dhe që para kësaj situate padiskutim do të ketë një reagim të fortë nga ana jonë si opozitë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar ne kemi konstatuar 3 pika të cilat duhet patjetër të ndiqen: së pari edhe njëherë ribërja e seancës plenare për marrjen e votëbesimit të qeverisë, i kemi kërkuar me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës që qeverisë të mos dekretojë ministrat sepse nuk kanë marrë votëbesimin në Parlament, dhe ajo që është pika e tretë, kemi kërkuar edhe mocionin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, zotit Niko Peleshi, për arsye të shkeljes haptazi të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për të cilën disa ditë më parë u betua që do ta ndiqte me përpikmëri, qoftë Rregulloren qoftë edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Situata është skandaloze, jemi në ditët më të zeza të demokracisë pasi Kushtetuta është dhunuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Jemi para një puçi kushtetues i cili ka filluar që me shkelje të ngritjes së komisioneve dhe ndryshimit të Rregullores ku që në seancën e parë nisi me një shkelje kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco