Edhe para se të nisë 'seriozisht' puna e qeverisjes, qeveria Rama 4 ka treguar pafuqinë dhe amatorizmin e saj. Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe këshillit bashkiak të Tiranës, publikoi në Facebook një foto të shtyllës së “qeverisjes” së re, ku vihet re një gabim i turpshëm: data e zgjedhjeve është shkruar “12 maj”, ndërkohë që ato u mbajtën më 11 maj.
Postimi i Alimehmetit shoqërohet me ironinë: “Ja kush do të na qeverisë!”, duke nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë për të përmbushur detyrat më elementare.
Ky gabim është treguesi i qartë se qeveria Rama 4 nis mandat me mangësi serioze. Nëse nuk dinë as datën e zgjedhjeve, si mund të presim që të menaxhojnë çështje komplekse shtetërore?
Postimi i plotë:

© SYRI.net