Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

'AKSHI kopshti privat i familjes Rama'/ Blushi: U ftuam të dëgjonim Lindën. Kuvendi një landfill antikushtetues

10:46, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm dhe njëkohësisht deputet i PL, Tedi Blushi ka folur për gazetarët pas daljes nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ai theksoi se deputetët nuk u ftuan të dëgjonin diskutimet për çështje thelbësore, por u lejuan vetëm fjalët e Linda Ramës, e cila nuk është as deputete e as ministre. Sipas Blushit, kjo tregon qartë se AKSHI është shndërruar në pronësi personale të familjes Rama, duke theksuar dhe deklaratën e ish-krahut të djathtë të kryeministrit.

“Një akt i paprecedentë dhe një sjellje kriminale ndaj qytetarëve që prisnin të dëgjonin një debat mbi programin qeverisës, që në fakt nuk ekziston, ashtu si inceneratorët e qeverisë,” tha Blushi. Ai shtoi se parlamenti është certifikuar si landfill antikushtetues, duke shkelur çdo normë të transparencës dhe përgjegjësisë publike.

Deputetët e opozitës dhe qytetarët shqiptarë u privuan nga e drejta për të dëgjuar fjalën e lirë, ndërsa kryetari i parlamentit nuk bëri asnjë përpjekje për të mbrojtur debatin dhe gazetarët. Blushi e konsideron këtë sjellje si një tentativë e paprecedentë për të penguar transparencën dhe misionin e medias në Shqipëri.

Blushi:

Deputetët në fakt nuk u ftuan sot të dëgjonin diellen, por Linda Ramën, sepse sot nuk ka shqiptar që nuk e di edhe pas dëshmisë së ish krahut të djathtë të Edi Ramës se kush e kontrollon AKSHI-n ose më mirë sesi AKSHI është shndërruar në kopshtin orivat dhe personal të familjes Rama.

Një akt i paprecedentë, një sjellje kriminale, sidomos në raport me qytetarët që sot prisnin të dëgjonin një debat të paktën në lidhje me programin që nuk ekziston, as i njëjës si inceneratorët e qeverisë.

Sikundër e patët atë shemtinë që ndodhi, që konfirmon edhe njëherë që për fat të keq ky institucion është certifikuar si një landfill antikushtetues.

Deputetët e opozitës, qytetarët shqiptarë, nuk mund të dëgjonin sot Linda Ramën teksa i fliste parlamentit, kur nuk është as deputete, kur nuk është as ministre, vetëm është drejtuese e aferës apo një nga aferat më të mëdha e vend, që është afera e AKSHI-t.

Duhet ta denoncoj edhe qëndrimin jo surprizë të kryetarit të parlamentit në raport me gazetarët, është e paprecedentë tentativë për të penguar fjalën e lirë për të kryer misionin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco