Sot u dha edhe dora e fundit e suvatimit dhe ngjizjes së plotë të sistemit diktatorial në Shqipëri. Nëse i hedhim një sy seancës se Kuvendit ku do të duhej që të diskutohej për programin e qeverisë së re që doli nga zgjedhjet e manipuluara rëndshëm me 11 maj, të bie ne sy se arroganca e pushtetit është në maksimumin e mundshëm dhe nuk kanë as skuqje e as zverdhje fytyre që po e godasin demokracinë shqiptare ne zemrën e saj.
Për ata që nuk e kuptojnë apo që nuk duan ta kuptojnë ajo që ndodhi sot në Kuvend është thjesht diktaturë. Opozita as nuk ka të drejtë të flasë as nuk ka të drejtë të reagojë, as nuk ka të drejtë të protestojë. Sipas Ramës dhe ushtarëve të tij Peleshi e Balla duhet të rrinë në heshtje të zënë vendet në karrike dhe të dëgjojnë përrallat me Inteligjencë Artificiale që sjell Rama për të bërë të mundur që të harrohet vjedhja e shtetit dhe grabitja e shqiptarëve. Pra tallja dhe arroganca tashmë janë mjet qeverisjeje.
Opozita nuk duhet të heshtë. Opozita duhet të reagojë fort. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë sot që të mbrohet nga pushtimi i ri komunist. Një pushtim që here duket si i mbështetur nga Evropianët që e presin me salltanete Ramën, pasi akoma ka disa qeveri që janë nën kontrollin dhe ndikimin e politikave të Soros. Por për të qenë të qartë demokracitë e mëdha të botës siç është SHBA, tashmë i kanë dhënë përgjigjen që meriton një procesi bastard që shkatërroi votën e lirë në Shqipëri. Ata u shkruajtën shqiptarëve. Dhe nëse shqiptarët reagojnë ata sërish më shqiptarët do merren. Qeveria për ta nuk ekziston.
Miratimi i programit të qeverisë më forcën e kartonëve, në vetëm 5 ,minuta seancë nuk ka ndodhur as në Korenë e Veriut. Në Shqipëri po ndodh dhe ne jemi dëshmitarë. Lindja e diktaturave nuk ka brirë. Ato i rriten pas kësaj./E.I/
© SYRI.net