Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Berisha: As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin, Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton

10:37, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka komentuar me një deklaratë para selisë së Kuvendit sjelljen e mazhorancës gjatë ditës së sotme.

“As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin, Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton”, tha Berisha për gazetarët.

Berisha: Një akt tipik prej Kim Jong-Uni.

As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë.

As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit.

Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri.

Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.

Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton.

Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco