Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

SHBA i jep fund censurës, në Shqipëri Rama vendos të kufizojë eksesin e gazetarëve në Parlament

SHBA i jep fund censurës, në Shqipëri Rama vendos të kufizojë eksesin e gazetarëve në Parlament

22:00, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kornizave të ngritura nga administrata e mëparshme për të luftuar manipulimin e informacionit nga shtetet e huaja, duke i cilësuar ato si mjete censure politike.

Më 16 prill, Sekretari i Shtetit Marco Rubio urdhëroi mbylljen e Qendrës për Kundër Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Informacionit të Huaj (R/FIMI), e njohur më parë si Qendra Globale e Angazhimit (GEC).

Vendimi përputhet me urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump të 20 janarit për rivendosjen e lirisë së fjalës dhe ndalimin e censurës federale.

‘Përmes lirisë së fjalës, SHBA do të kundërshtojë propagandën keqdashëse nga kundërshtarët, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtën e qytetarëve për të shkëmbyer ide,’ thuhet në deklaratë.

Por ndërsa SHBA thekson rëndësinë e transparencës dhe lirisë së shprehjes, në Shqipëri situata duket në kah të kundërt.

Organizata që mbron të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias ka ngritur alarmin se planet e fundit për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e reporterëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht gazetarëve mundësinë për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre.

Ky kontrast ngre pikëpyetje mbi standardet e transparencës dhe lirisë së medias, në një kohë kur SHBA e sheh mbrojtjen e fjalës së lirë si shtyllë të demokracisë, ndërsa në Shqipëri Edi Rama vendos kufizimet ndaj gazetarëve po shtohen.

Media në Shqipëri pothuaj nuk ka asnjë akses në aktivitetet dhe godinat e institucioneve qeveritare, pasi kryeministri Edi Rama futi praktikën e transmetimeve me regji qendrore të çdo aktiviteti të qeverisë, duke ndaluar aksesin e drejpërdrejtë dhe raportimin e pavarur të gazetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco