Nga Petrit Vasili/
Debati për narkoqeverinë e katërt të Ramës do të zhvillohet si zakonisht në Parlament, gjerë e gjatë dhe natyrshëm për orë e orë të tëra.
Asgjë e keqe deri ketu.
Në fund të fundit është bërë kjo rutina e përhershme përgjate 35 viteve të pluralizmit, pra me diskutime të gjata, shpesh monotone, që shumë pak lëne në mendje dhe fare pak formesojne ne mendjen e njerezve te thjeshte fajet dhe pergjegjesite e qeverise per grabitjen dhe placikitjen, qe qeveria ju ben taksave te djerses dhe sakrificave te shqiptareve.
ÇFARE DUHET NDRYSHUAR?
Lidhja e grabitjeve konkrete te qeverise me terrenin dhe vendin konkret ku vjedhja ndodh eshte kjo ajo qe mungon dhe e ben te paqarte per qytetaret situaten dramatike konkrete.
A vjedh qeveria me inceneratoret?
Po vjedh i luan zotin. Atehere tre grupe deputetesh opozitare te shkojne ta bejne debatin ne Sharre te Tiranes, ne Elbasan dhe Fier.
A vjedh qeveria me Portin e Durresit?
Po vjedh qe çke me ate pune.
Atehere Grupi i deputeteve opozitare ta beje pikerisht atje debatin.
A vidhet me rruget?
Atje tek rruget konkrete me gropa dhe qe shqyhen e shemben megjithse te sapo investuara, atje duhet te shkojne ta bejne debatin deputetet opozitare.
A ka mbetur Astiri pa asnje shkolle dhe kopesht? Atje te shkoje grupi i deputeteve qe tjua tregoje me gisht qytetareve.
A jane lene zona te tera pa uje te pijshem?
Atje ne zonat me kritike ku mungon uji te shkojne grupe deputetesh opozitare.
A jane shkollat dhe universitetet ne dite te hallit?
Atje duhet te jene ne grup deputetet e opozites.
PERFUNDIM
Kthimi i debatit per qeverine ne nje aksion opozitar kombetar por ne terren dhe ne menyre konkrete, ku denoncohet tek vendi konkret dhe me shifra e fakte nga opozita me grupe deputetesh eshte nje aksion, qe ndergjegjson qytetaret per placiktjen qe ben qeveria.
E gjithe Shqiperia duhet te shnderrohet ne nje Parlament te madh denoncues te grabitjes qeveritare.
Parlamenti absolutisht nuk mjafton dhe rutina shumevjecare monotone vetem vret nervin opozitar dhe shpresen e qytetareve per ndryshim.
Debati live me terren, pse jo ne disa vende te ndryshme njekohesisht, do te tregonte fuqine e opozites dhe do te asgjesonte alibite propagandistike te qeverise, qe do te gjendej totalisht e zbuluar perpara fakteve reale.
Opozita i ka te gjitha mundesite dhe kualitetet per ta bere kete, ndaj nuk ka se ç'pret më, çdo minute e humbur eshte terren i fituar nga Rama dhe qeveria.
© SYRI.net