Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, nga studioja e emisionit Kafe Shqeto, ka ngritur alarmin për krizën e thellë ku ndodhen institucionet e reja të drejtësisë.
Ai theksoi se është e papranueshme që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të mbeten pa drejtues, duke e cilësuar këtë situatë si një tregues të qartë se sistemi nuk funksionon.
Sipas Vishajt, problemet lidhen me mënyrën si konceptohen mandatet, ku drejtuesit kërkojnë t’i zgjasin ato për interesa personale, duke shkelur ligjin.
Vishaj kritikoi edhe ndryshimet në Kodin Penal, duke i cilësuar propozime të motivuara politikisht dhe jo të hartuara nga profesionistët.
"Kodin e ri penal e kam përpara dhe ai propozim është partiak. Nuk është një propozim midis profesionistëve sepse në fund fare nuk është ky penalisti i vetëm i gjithë Shqipërisë, ky ka marrë një rrogë, është vetëzgjedhur kryetar sepse nuk dimë akoma kush i ka zgjedhur në komision, sa para kanë marrë dhe a është i pajtueshëm funksioni i tyre"- u shpreh Vishaj.
Ai nënvizoi se drejtësia nuk mund të kthehet në një instrument politik dhe as të përdoret për interesa partiake, ndërkohë që qytetarët përballen me mungesë transparence dhe me vendimmarrje të mbyllura në komisione që nuk dihet kush i kontrollon.
Saimir Vishaj:
"Aktualisht SPAK po kalon një situatë të vështirë mbas atyre goditjeve që guxoi dhe i bëri, por bashkë me BKH është e tmerrshme që të qëndrojnë pa drejtues.
Mandati 3-vjeçar apo 5-vjeçar që e ka BKH janë mandate që dihet rreziku i personave që hyjnë në kandidim, ju pëlqen më pas puna dhe kërkojnë për ta zgjatur mandatin.
Jo. Mandati është mandat, ti ke kohën kur e fillon dhe kur e mbaron, por rikthehesh përsëri një prokuror i thjeshtë, nuk ka këtu jemi të gjithë drejtues, të gjithë kryetarë apo drejtorë, këtu ka një mandat.
Ne nuk mund të marrim nga mjekësia dikë për ta sjellë në SPAK, ne brenda radhëve tona të juristëve ose prokurorëve sipas profilit, pse jo të vijnë edhe avokatë pasi kanë ardhur shumë të tillë nga shkolla perëndimore.
Kodin e ri penal e kam përpara dhe ai propozim është partiak. Nuk është një propozim midis profesionistëve sepse në fund fare nuk është ky penalisti i vetëm i gjithë Shqipërisë, ky ka marrë një rrogë, është vetëzgjedhur kryetar sepse nuk dimë akoma kush i ka zgjedhur në komision, sa para kanë marrë dhe a është i pajtueshëm funksioni i tyre.
Këta tipa nuk zgjidhen rastësisht, zgjidhen për interesin e tyre ekonomik si dhe që t’i shërbejnë partisë, dhe nuk mund të dalë në media të thotë unë jam etalon i pastërtisë. Jo.
Këto para që kanë dalë nga Drejtoria e Kodifikimit, pse kanë zgjedhur pikërisht ty që ke qenë ekspert i reformës, e bëre reformën vetë, u emërove vetë dhe tani kërkon të jesh drejtues.
Në asnjë kod penal të botës nuk ndëshkohet avokati për një faturë ose një marrëdhënie që ka me palën, ose disa terminologji të cilat as në gjuhën popullore nuk janë".
© SYRI.net