Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

VIDEO/ Ismet Beqiri: Dëshmia e James Rubin në Hagë, demaskuese ndaj akuzave për luftën e UÇK-së

20:44, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dje dhe sot, ish-ndihmës sekretari i Shtetit, James Rubin ka dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë, gjatë së cilës rrëzoi shumë hipoteza, paragjykime dhe konstatime për luftën e UÇK-së.

I ftuar në Edicionin e ‘Ora 19’ në SYRI TV, Ismet Beqiri, ish-deputet i LDK-së, është shprehur se kjo ishte dëshmi e të vërtetës.

‘Është shumë e qartë që lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare, mbrojtëse dhe të gjithë kanë luftuar në Kosovë dhe kanë mbrojtur qytetarët e Kosovës, duke mos dalë jashtë kufijve dhe kanë mbrojtur, siç thoshte dhe presidenti Rugova, pragun e shtëpisë, pra pragun e qytetarëve të Kosovës.’

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, shtoi se dëshmia e Rubin ishte vërtetë demaskuese, por njëkohësisht edhe dëshmi e së vërtetës.

‘Demaskuese për ata që tentojnë ta përbaltin luftën e UÇK-së dhe thënie e një të vërtete për atë që kanë bërë qytetarët e Kosovës për vite të tëra dhe gjatë luftës.’

Beqiri përmendi gjithashtu përjetimet personale gjatë luftës.

‘Gjatë luftës, përveç vrasjeve, përdhunimeve e zhdukjeve, kanë ndodhur dhe djegie shtëpish, mes të cilave edhe e imja është djegur nga paramilitarët serbë dhe shumë materiale janë dëmtuar.’

Dëshmia e James Rubin në Hagë, sipas ish-deputetit të LDK-së Ismet Beqiri, konfirmon karakterin mbrojtës dhe çlirimtar të luftës së UÇK-së dhe qartëson kontributin e qytetarëve të Kosovës gjatë konfliktit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco