Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Kuvendi miraton brenda 5 minutave kryesitë e komisioneve, Opozita bojkoton, s'bëhet pjesë e shkeljes së Kushtetutës

17:19, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka zgjatur vetëm 5 minuta seanca e pasdites së sotme për të votuar kryesitë e komisioneve të përhershme parlamentare. 

Pasi miratoi me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit (paradite)  maxhoranca u mblodh sot pasdite për të votuar kryetarët dhe nënkryetarët. Opozita bojkotoi procesin e votimit pasi e cilëson miratimin e  ndryshimeve te  rregullores, të njanshme, ne shkelje të kushtetutës. 

Kreu i PD, Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike deklaruan sot paradite se mazhoranca po shkelmon  kushtetutën, duke shkelur çdo procedure parlamentare dhe duke bërë ndryshime të njëanshme të rregullores.

Votimi

E gjithë seanca zgjati gati 5 minuta dhe drejtuesit e komisioneve u miratuan me 77 vota pro dhe 1 kundër. Më pas kryeparlamentari Peleshi e cilësoi seancën të mbyllur.

Në mbledhjen e mesditës së grupit të PD-së, Berisha paralajmëroi dërgimin sa më parë në Gjykatën Kushtetuese, dekretin për 'Diellën' ministren IA të Ramës dhe ndryshimin e rregullores së Parlamentit.

Lexo dhe:Debate në seancë plenare për rregulloren, Berisha: Po mashtroni publikun, bandë me rregullat e mafias

Komisionet parlamentare nën drejtimin e PD - Emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve 

  1 - Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet - Do të drejtohet nga Luçiano Boci, Nënkryetare: Evis Kushi (PS) 
  2 - Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Do të drejtohet nga Ina Zhupa.   Nënkryetar Erjon Malaj (PS) 
  3 - Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- Do të drejtohet nga Bardh Spahia. Nënkryetar: Eduard Shalsi (PS)
  4 - Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Do të drejtohet nga Jorida Tabaku. Nënkryetare: Iris Luarasi (PS)  

Komisionet parlamentare nën drejtimin e PS - Emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve 
  5 - Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Do të drejtohet nga Milva Ekonomi, Nënkryetar: Eno Bozo (PD)
  6 - Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Do të drejtohet nga Ulsi Manja, Nënkryetar: Oerd Bylykbashi (PD)
  7 - Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Do të drejtohet nga Bledi Çuçi, Nënkryetar: Klevis Balliu (PD)
  8 - Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Do të drejtohet Anila Denaj, Nënkryetar: Bledi Himçi (PD)
  9 - Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Do të drejtohet Blendi Klosi, Nënkryetar: Xhelal Mziu (PD)
10 - Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Do të drejtohet nga Igli Hasani, Nënkryetar:  Albana Vokshi (PD)
11 - Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, Nënkryetar: Ivi Kaso (PD)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco