11 maji - ‘Ky raport i ODIHR, s’ka qenë në 35 vjet’, Bardhi: Ndryshon legjitimiteti i shumicës...

11 maji - ‘Ky raport i ODIHR, s’ka qenë në 35 vjet’, Bardhi: Ndryshon legjitimiteti i shumicës...

22:50, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka nënvijëzuar një element që ndryshon legjitimitetin e shumicës.

Sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjëherë në 35 vjet që raporti i OSBE/ODIHR të ketë thënë që palët konkurruan në kushte jo të barabarta gare.

“Për ne e rëndësishme është që faktori ndërkombëtar të ndërgjegjësohet që ta shohin Ramën jo si njeriun që po bën reforma, por si njeriun që grabit zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në 35 vjet që raporti i OSBE/ODIHR të ketë thënë që palët konkurruan në kushte jo të barabarte gare, e ka thënë për herë të parë në këtë raport. Kemi kaluar nga standarde të një niveli të kënaqshëm, te gara e pabarabartë, ndryshon legjitimiteti i kësaj shumice”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco