Gazetari dhe analisti, Lorenc Vangjeli e ka krahasuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me një ushtri guerile, e cila ishte e decentralizuar, në pamundësi për t’u bërë një ‘trupë’ e vetme.
I ftuar në Çim Peka Live, teksa po diskutonin mbi temën ‘A po i rrëzon SHBA qeveritë e Ballkanit’, Vangjeli tha se në gjithë historikun UÇK-së, më shumë nga të gjithë spikaste Hashim Thaçi.
‘S’ka asnjë kundërshti për atë çfarë kemi menduar e simbolizuar ‘Liria ka emër’, qoftë me linjën e tyre të mbrojtjes. Duhet t’i vendosim gjërat në kohë, në vitet ‘98-’99, ishin vite të rëndësishme. UÇK-ja ishin shume ‘zjarre’ që s’arritën të bëheshin në fund një zjarr i përqendruar. Ushtri guerile e decentralizuar. S’kishin mundësi të bëheshin bashkë për të zgjedhur një komandant të përgjithshëm. Ushtri guerile dhe si e tillë do të funksiononte. Hashimi spikaste më shumë, ndonjëherë edhe për fatin...’
Teksa Vangjeli tentoi të krahasonte Thaçin me diktatorin Enver Hoxha në Tiranë, u desh ndërhyrja e moderatorit Peka, për t’i kujtuar se një krahasim i tillë nuk ishte me vend, pasi historia e ka treguar se masakrat në Tiranë pas luftës me gjermanët, i kryente diktatori Enver Hoxha.
Vangjeli: Edhe në Tiranë, Enver Hoxhën kur u çlirua Shqipëria nga gjermanët, edhe pse Enveri tentoi të na mbushte mendjen me këtë krahasim...
Peka: Në këtë pas luftën në Tiranë, masakrat i bënte Enveri. Kosova ka shumë viktima pas lufte, duke dashur ta ndihmosh, e merr në qafë Hashimin, mos e krahaso me Enverin...Mbaje larg Hashimin me këtë krahasim.
Vangjeli: S’po e krahasoj me Enverin. Është tjetër histori, ishte Shqipëria që simbolizonin Enverin. Ishte e natyrshme që në një ushtri guerile s’kishte komunikim. S’e zbeh faktin që Hashimi dhe 3 komandantët e tjerë më të spikatur në luftë. Gjëja që e ndërlikon të gjithën, është dramë botërorë. Heronjtë e luftërave që shndërrohen në politikanë, e glorifikojnë atë që kanë bërë në luftë për hir të pushtetit me kostumin civil. Së dyti, gabimet e politikanit tentojnë t’i mbulojnë me pelerinën e komandantit të luftës. Kur e harruan erën e barutit dhe kujtuan karrigen e pushtetit, e harruan luftën. S’ka pasur një ushtri me një linjë direkt komandimi. Luftonte shpirti, momenti, liria...
© SYRI.net