Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar dekretimin e ministres virtuale Diella nga presidenti Bajram Begaj.
Krydemokrati e cilëson atë si ‘vjedhjen personale të Ramës’, ndërsa Begajn e quan një president kukëll që dekretoi një krim kushtetues.
Sipas Berishës, kjo nismë është krijuar nga AKSHI dhe funksionon si ‘kopshti personal i familjes Rama’, duke përdorur truket më të sofistikuara për të shmangur përgjegjësitë individuale në rastet e keqpërdorimeve dhe vjedhjeve.
‘Diella quhet ndryshe ‘Vjedhja’ e Edi Ramës! Lindur nga AKSHI, kopshti personal i familjes Rama, Diella është truku i Edi Ramës që përgjegjësitë në vjedhje mos të kenë autor! Dënoj presidentin kukull, që dekretoi këtë krim të rëndë kushtetues!’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.
© SYRI.net