Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se, dosja ‘Partizani’ e cila është ngritur politikisht nga Edi Rama ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, po diskutohet në Kongresin e SHBA.
Gjatë bisedës, Malltezi ka akuzuar prokurorinë duke kërkuar që çdo vendim i Irena Gjokës të trajtohet si nul dhe faza hetimore për këtë çështje është nul.
‘Kjo ishte një çështje politike e stisur. Por ajo çka është e rëndësishme të ndiqet javët apo muajt e fundit është se, kjo çështje po ngrihet në Kongresin e SHBA-së, aty ku po thuhet troç se paratë e taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për të luftuar liderin e opozitës në Shqipëri, apo për të shuar zërin opozitës.
Qartazi vetë ato që kanë dhënë paratë, po e shikojnë se këto para janë keqpërdorur në mirëbesim nga ana e tyre.
Ka pasur shumë falsifikime, elementë të papranueshëm.
Gjëja kryesore e gjithë kësaj historie, që është për të qeshur dhe qarë bashkë, është se, kanë shpenzuar miliona euro për këtë çështje, para, pagesa rroga prej 5 vitesh, por ndërkohë që kjo çështje nuk ka fazë hetimore fare.
Pse? Sepse Irena Gjoka është delinkuente dhe në kushtet e papajtueshmërisë për të qenë gjyqtare.
Është njëlloj sikur ato vendime të Irena Gjokës, ti ketë nxjerrë Basiri që keni në studio. Pra nuk plotësonte kushtet për të qenë gjyqtare. Sipas nenit 128 të Kodit të Procedurës Penale çdo lloj vendimi i Irena Gjokës është nul i papranueshëm.
Irena Gjoka ka qenë gjyqtarja gjatë fazës hetimore, pra ky proces gjithë fazën hetimore e ka nul.
Këmbëngulja e Ramës dhe e këtyre që stisën këtë çështje politike dhe për të mbajtur Irena Gjokën qysh prej 1.5 vitesh kur dolën për herë të parë dëbimet dhe dënimete Irena Gjokës nga Greqia është për të vënë duart në kokë.
Vihen re shkelje të 4-fishta nga Irena Gjoka.
E para kemi dy dëbimet që dolën të parat dhe që kishin kushtet papajtueshmërie me statusin e magjistratit.
Së dyti, ke dënim penal të formës së prerë dhe nuk mund të thotë se nuk e dija se të paktën për dëbimet ka firmosur vetë.
Falsifikimin e formularëve, sepse nuk i ka raportuar këto.
Kemi dhe shkeljen e vetingut, se ka paraqitur kinse një kontratë, një copë letër pa firmosur dhe pa asnjë gjë, mes vëllezërve të vet dhe burrit të vet, sikur gjoja vëllezërit e saj kishin marrë një lokal të burrit dhe kishin bërë 60 mln lekë.
Pra kjo bëri këtë pisllëk’, tha Jamarbër Malltezi në SYRI TV.
© SYRI.net