Muçi: 270 milionë dollarë USA u përdorën për kapjen e drejtësisë në Shqipëri! Janë 150 mijë dosje stok

18:35, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri tv ka qenë edhe ish gjyqtari Besnik Muçi i cili ka komentuar  gjyqtaren me tre mbiemra, Irena Gjokën
"Tani ka filluar të mos na bëjë më përshtypje se çfarë ndodh në sistemin e drejtësisë", tha Muçi.

Besnik Muçi: Tani ka filluar të mos na bëjë më përshtypje se çfarë ndodh në sistemin e drejtësisë sepse unë e kam thënë që me 2020 dhe vijoj e them edhe tani që rregulli është që nëse ti ndërhyn, shkatërron një degë të qeverisjes së sistemit, e shkatërron plotësisht. Sepse sistemi demokratik pa tre degët e qeverisjes të pavarura, ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori nuk mund të funksionojë, pra nuk ka shtet demokratik. Ne momentin që nuk ka sistem gjyqësor, nuk ka shtet demokratik. Kur e shkatërron këtë sistem drejtësie, e shkatërron... është e keqja më e vogël.

Por kur e përdor për interesa të tua - Përfshi interesa politike, interesa të tjera të çfarëdollojshme, kriminale etj - atëherë nuk mund të flasim më për një sistem demokratik qeverisje ku të funksionojë drejtësia. Pra premisa e madhe nuk funksionon më. Pra themi, jemi në demokraci dhe pushtetet janë të pavarura dhe ne analizojmë se si funksionin pushteti gjyqësor dhe si funksionin edhe pushteti legjislativ. Është gjithë sistemi i drejtësisë që nuk funksionon.

Në Kongresin Amerikan është diskutuar raporti i famshëm i fondacionit Heritage’ ku thuhet janë shpenzuar 270 milionë dollarë për kapjen e drejtësisë në Shqipëri. Në raport thuhet se paratë që janë marrë nga Sorosi përmes USAID janë shpenzuar kundër interesave dhe vlerave amerikane.

Sistemi gjyqësor është në kolaps. Nuk kemi gjyqe. Nuk zgjidhen konfliktet gjyqësisht. SPAK ka 0.3% të çështjeve. E rëndësishme është çështja e zotit Berisha dhe e Malltezit, pa diskutim, por ka 150 mijë çështje të tilla, 150 mijë familje shqiptare që janë në procese gjyqësore. Nuk i kontrollon kush prokuroritë. Nuk na funksionon KLGj as KLP. I gjithë sistemi i drejtësisë është në kolaps.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco