Gjatë ditës së sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike për të diskutuar aksionin opozitar pas farsës dhe manipulimeve të zgjedhjeve të 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka tha në nisje të takimit se, “ kjo mbledhje ka si rend dite farsën zgjedhore te zhvilluar nga narkoregjimi dhe vendimet dhe qëndrimet politike të forcës sonë ndaj kësaj farse zgjedhore”.
“Tashmë është e ditur qartësisht se 11 maji ishte një ditë ku u zhvilluan votime por jo zgjedhje, fatin dhe vullnetin që duhet ta përcaktonte vota e shqiptarëve e përcaktuan patronazhistët dhe shteti elektoral, kartelet e drogës, banadat e qyteteve të këtij vendim vetëm shqiptarët, jo”, tha Noka.
© SYRI.net