VIDEO/ Fundo: Në 11 shtator Rama do shpallë zgjedhjet për Tiranën dhe kandidate do jetë ...

21:55, 09/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, përveç situatës politike dhe hetimeve të SPAK për disa dosje, komentoi edhe situatën aktuale në Bashkinë e Tiranës, e cila prej kohësh është pa kryetar.

Tirana pa kryetar bashkie është më e pistë, më e rrëmujshme. Bashkia është e shkartisur komplet. Pa folur pastaj se kush e menaxhon, pa asnjë lloj përgjegjshmërie,’ tha Fundo.

Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, Fundo shtoi se nuk beson që Edi Rama do ta lejojë situatën të zgjasë më shumë: ‘Nuk besoj se Rama është kaq i çmendur sa ta lejë Tiranën edhe 2 vite të tjera pa kryetar bashkie, sa të mbarojë gjyqin Erion Veliaj për ta shkarkuar.’

Gazetari parashikon që lajmi i ditës së 11 shtatorit do të lidhet me shpalljen e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës: ‘Unë mendoj se lajmi i ditës së 11 shtatorit do të jetë lajmi për shpalljen e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës.’

Sa i përket kandidaturës së mundshme, Fundo tha: ‘E kam parë këtu e 1 vit para, apo më pas kur u zgjodhën drejtuesit e strukturave të PS së Tiranës dhe është emri i Ogerta Manastirliut dhe nuk është e rastësishme. Ajo e ka marrë drejtimin e Tiranës dhe në rast se shpallen zgjedhjet, ministrja aktuale e Arsimit do të jetë një kandidate e mundshme për bashkinë e Tiranës.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco