‘Po ndodhin më shumë vrasje, por me më pak fishekë ama’.-Iriqi bisedon me Ilir Prodën, drejtor i policisë

‘Po ndodhin më shumë vrasje, por me më pak fishekë ama’.-Iriqi bisedon me Ilir Prodën, drejtor i policisë

17:19, 09/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi: - Shumë vrasje ka që kur erdhe ti në krye të policisë. Pse?

Proda: - Ç’të të thotë vëllai ty.

Iriqi: - Të më thuash pse ndodhin.

Proda: - Ç’të të thotë vëllai ty.

Iriqi: - Po pse të kanë vënë në atë post atëherë? Apo nuk e di?

Proda: - E di, por nuk e tregoj.

Iriqi: - Ndërhyn Rama tek ty?

Proda: - Ç’të të thotë vëllai ty.

Iriqi: - Po që për parkim dysh do të futen shqiptarët në burg, e di?

Proda: - Po, ma ka thënë Ulsiu. Atij ia kishte thënë Rama.

Iriqi: - Po që prostitucioni nuk do dënohet e di?

Proda: - Po, ma ka thënë Rakipi i shkollës së magjistraturës. Atij ia kishte thënë Ulsiu. Ulsiut ia kishte thënë Rama.

Iriqi: - Ore, po pse rri në atë zyrë xhanëm?

Proda: - Se kam arritje andaj.

Iriqi: - Arritje?

Proda: - Po.

Iriqi: - E më thuaj një arritje.

Proda: - Shënoje. Vërtet është rritur numri i vrasjeve tek ne, por ama është ulur numri i fishekëve që shkrehen. Se tani vrasësit nuk vijnë drejt nga rruga, nuk janë alifmatrakë të themi, por kualifikohen më parë. Kalojnë në kurse të shkurtra e të gjata. Dalëngadalë do të harrohen vrasjet me armë dhe do përdoren ato me tritol. Kështu ecim nga suksesi në sukses. Si gjithë bota dmth. Kupton?

Iriqi: - Ç’të të thotë Iriqi ty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco