Në Shkodër u përkujtua 79 vjetori, I kryengritjes së Postribës, e para kryengritje antikomuniste. Të pranishëm në homazhe ishin edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike,Flamur Noka dhe deputeti luçiano Boçi, të cilat ndërsa përkujtuan sakrificën e atyre që u ngritën kundër diktaturës, duke deklaruar se pas shumë vitesh, vendi sërish përballet me një tjetër diktaturë.
Syri tv
9 shtatori 1946 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të përballjes së shqiptarëve me instalimin e diktaturës komuniste.
79 vite nga kryengritja e Postribës, në Shkodër u përkujtua sot lëvizja e parë antikomuniste, në Shqipërinë e cila sapo ishte vendosur nën regjimin komunist. Në homazhet dhe ceremoninë përkujtimore në nder të 79-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, morën pjesë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Sekretari I përgjithshëm I PD, Flamur Noka dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi vlerësuan guximin dhe sakrificën e qytetarëve që u ngritën kundër diktaturës. Noka dhe Boçi deklaruan se pas kaq vitesh, Shqipëria përballet sërish me një tjetër diktature që kërkon përballje për të rikthyer demokracinë në vend.
Megjithëse u shtyp nga regjimi, kryengritja e Postribës cilësohet si një simbol I rezistencën antikomuniste ndërsa, pas kësaj lëvizje, nisën gjyqe ushtarake, pushkatime, burgime dhe internime nga diktatura komuniste.
© SYRI.net