Kreu i PD, Sali Berisha, thekson se ligji amerikan mund të veprojë pa asnjë pengesë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një çështje të hapur dhe pa justifikime për vonesa.
Ai përmend rastin e Patrick Ho, i cili u dënuar për korrupsion ndërkombëtar, dhe ngre pyetjen pse Rama nuk mund të dënohet për ndikimin dhe korrupsionin ndaj përfaqësuesve të drejtësisë amerikane, duke vënë në dukje se Rama është po aq fajtor sa agjenti McGonigal në skandalin CEFC.
Berisha gjithashtu rikujton dosjen e Bilalit, një tjetër rast i hapur në SHBA, ku ai shpjegon lidhjet mes Ramës dhe individëve të përfshirë si Tom Doshi, duke theksuar se paratë e skandalit u lidhin drejtpërdrejt me këto figura, dhe se lidhjet mes tyre janë të pandashme dhe duhet të hetohen deri në fund.
Fjala e tij
100 përqind, mund të veprojë pa asnjë pengesë!
Dhe në qoftë se nuk vepron, do të thotë se është zbatim i njëanshëm.
Në qoftë se, Patrick Ho arrestohet dhe dënohet se ka korruptuar ministra në Ugandë apo vend tjetër, po si nuk mund të dënohet Edi Rama që korrupton njeriun kryesor me mision për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga korrupsioni dhe vjen vetë e korruptohet nga Edi Rama.
Edi Rama është po aq fajtor sa McGonigal, për të mos thënë, korrupsionin e tij nga kompania CEFC.
Pra, është përgjegjës para ligjit.
A e dini ju? U them unë. Edhe dosjen e Bilalit e ka të hapur.
Po, takojeni Bilalin, këtu e keni, në Tiranë.
Shkoni dhe pyeteni.
Bilali u dënua për shkak të Ramës.
Ai e bëri dënimin, Rama mbahet rezervë.
Pra, pa diskutim që dënohet.
Edhe Toma.
Në rastin e Bilalit, kush i çoi paratë? Tom Doshi i çoi paratë. Se c’kanë gjetur një njeri që thotë se i kam dhënë unë paratë, po janë gënjeshtra. Por paratë janë të Tomës.
Prandaj, Rama me Tomën janë lidhje tërhiq e mos këput.
© SYRI.net