Teksa opozita me fakte e prova të pakundërshtueshme ka sjellë manipulimin e votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk ka ngurruar të rreshtohet në krah të kryeministrit Edi Rama, në grabitjen e votës së emigrantëve.
Në konferencën për mediat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Celibashi e cilësoi procesin e votës nga jashtë, si një nga aspektet më pozitive të zgjedhjeve të 11 majit, edhe pse është i ndërgjegjshëm për manipulimet e saj, të publikuara jo vetëm nga opozita por edhe nga vetë emigrantët në rrjetet sociale.
Përkundër gjithë fakteve të sjella nga opozita dhe të denoncuara edhe nga vetë emigrantët, Celibashi nuk ka ngurruar të flasë me gjuhën e kryeministrit Rama, duke e cilësuar votën e diasporës një proces historik dhe sukses të padiskutueshëm të KQZ.
Votimi nga jashtë ishte një nga aspektet më pozitive të 11 majit, jam i ndërgjegjshëm dhe s’i lexon e analizoj çfarë flitet e thuhet ndryshe, sidomos nga opozita. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshëm për zgjedhjet dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jam i bindur, bazuar në fakte që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës dhe integriteti i votuesve nga jashtë.
Në komunikimin direkt me KQZ të votuesve nga jashtë më shumë se sa pasqyrohet në rrjetet sociale e konfirmon këtë. Proces historik dhe i realizuar siç duhej të realizohej. Problematiket me karakter teknik të sjella nga opozita kanë nevojë të adresohen pa ngarkesa politike në të ardhmen.
© SYRI.net