Raporti i Institutit Konservator/ Kedhi shpjegon arsyet se pse Shqipëria është një narkoshtet

10:09, 09/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë Nikolla Kedhi drejtues i Institutit Konservator Shqiptar i cili ka publikuar një raport ku është studiuar edhe lidhja e parasë së piste me ekonominë shqiptare.

Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri ai ka dhën detaje të këtij raporti.

Nikolla Kedhi: Del qartë në raport kam përshtypjen. Eshtë e vërtetë që ka një dallim mes parasë informale dhe parasë së drogës. Jo domosdoshmërisht paraja informale është paraja e drogës por në raport del qartë që kjo shifër është 1-4 i referohet pareve të drogës.

Nuk është asnjë institut që e jep këtë, por është UNDC, që është një pjesë e Kombeve të Bashkuara, është një organizata brenda OKB që merret me këto studimet për drogën dhe për trafikun e drogës. Në fund janë dy faqe me burimet nga të cilat kanë dalë të gjitha të dhënat.

Tani, për tu kthyer tek shifrat. Ky sektori i drogës nuk është se është një sektor i formalizuar ku të kemi shifra të sakta vetëm në qoftë se këtë trafikantët raportojnë tek qeveria në mënyrë shumë të saktë.

Flavio Qarri: Edhe mund të jetë e vërtetë ajo...

Nikolla Kedhi: Nuk me duket se është ky rasti. Është një sektor natyrisht ilegal dhe nuk kemi shifra 100 për qind të sakta që të themi kjo është shifra sot dhe ky është impakti që ka ndikuar në GDP.

Ne me këtë studim po bëjmë  punën që duhet të bënin institucionet shqiptare, banka e Shqipërisë që mund të kenë të dhëna shumë herë më të sakta se tonat. Ne u referohemi të dhënave që nxjerrin mediat ndërkombëtare duke qene se mediat shqiptare nuk e bëjnë këtë punë. Ne u referohemi institucioneve ndërkombëtare duke qenë se institucionet vendase nuk e bëjnë këtë punë. Dhe shifrat që ato nxjerrin janë shifra të përafërta bazuar edhe me ato që kapen. Në Shqipëri nuk kapet gjë por kapet kur shkon në Itali dhe merret një përllogaritje që janë kapur 5 për qind e gjithë sasisë së madhe që mund të ketë kaluar nga Shqipëria drejt vendeve te Bashkimit Evropian. Unë madje mund tu referoj se kjo ishte shifra që unë, ne si institut,  për të qenë brenda, duke qene se nuk kemi një shifër të saktë kemi marrë një shofer tejet konservatore. Por mund ti referoheshim edhe ‘The independent’ që e quan Shqipërinë Kolumbinë e Evropës dhe nxjerr vetëm për kanabisin 3 miliardë euro në vit. Pra vetëm kanabisi që shkon në një shifër kaq të lartë. Ndërsa transiti i kokainës shkon në 2-3 miliardë euro. Pra mund të merrnim edhe këto shifrat e tjera që e nxjerrin shumë më të lartë se sa shifra që kemi dhënë ne 1-4. Ne kemi marrë shifrën 5 për qind. Dhe me 5 për qind, sipas kritereve që ekzistojnë nga kombet e Bashkuara për përkufizimin për narkoshtet, dhe me 5 për qind Shqipëria konsiderohet një barkoshet, sepse mjafton vetëm 2 për qind e GDP....

E plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco