Drejtues të Partisë Demokratike do të marrin pjesë gjate ditës së sotme në përkujtimin e kryengritjes së Postribës.
Kryengritja e Postribës është lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj ceremonie.
Njoftimi nga selia e PD:
Në ora 10:00, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe n/kryetarin e PD, Luçiano Boçi, do të zhvillohen homazhet dhe ceremonia përkujtimore në nder të 79-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri, në Postribë.
© SYRI.net