Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë intervistës në Log, u ndal tek çështja “McGonigal” duke përmendur detaje nga hetimet 6-mujore që po zhvillohen në SHBA, nga administrata e Trump për ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Këlliçi tha se në dosjen hetimore është shkruar se në telefonin e McGonigal është administruar një komunikim ku gjatë takimit me kryeministrin Rama në Tiranë, i nis foton një kolegu të tij.
“I thotë jam me këtë mikun që po reformon drejtësinë dhe këtu dukshëm ka shumë mundësi për ne dhe përherë unë po mendoj për të ardhmen. Përbënte interesa madhore për të bërë lekë”, u shpreh deputeti demokrat Belind Këlliçi.
Belind Këlliçi: Fakt i ditur botërisht të presidentit të SHBA me ish-agjentin McGonigal, ne 27 janar 2023, është shprehur që ai uron të digjet në ferr, ditën kur është dënuar për skandalin rus.
S’ka patur hetim të plotë. Në këto 6 muaj është bërë hetim i plotë, dosja ruse, marrëdhënia e tij me një oligarkun rus dhe korruptimi nga një ish- agjent i kundërzbulimit shqiptar sigurimit shqiptar, korruptimi me 220 mijë dollarë nga njerëzit e kryeminstrit por i kanë dalë dhë nje cështje kineze ku janë përfshirë 2 ish-këshilltarë të presidentit të Republikës.
Është e shkruar që në telefonin e McGonigal është administruar një komunikim ku gjatë takimit mme kryeministrin Rama në Tiranë i nis foton një kolegu të tij dhe i thotë jam me këtë mikun që po reformon drejtësinë dhe këtu dukshëm ka shumë mundësi për ne dhe përherë unë po mendoj për të ardhmen. Përbënte interesa madhore për të bërë lekë.
SPAK duke qenë se pretendon se ka patur mbështetje nga SHBA, nuk ndodhet sot në tutelën e Soros dhe nuk merr më urdhër as nga Soros as nga i jati. Partner të tij janë një administratë krejt ndryshe. Nëse duan të bëjnë detyrën, le të hetojnë lidhjet e kryeministrit me McGonigal.
© SYRI.net