Deputeti i zgjedhur i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj Presidentit të Republikës, duke e cilësuar atë jo si kreun e shtetit, por si një zëdhënës politik të qeverisë Rama.
Në një deklaratë të fortë, Bardhi akuzon Presidentin se vepron si “ministër i Ramës në Presidencë”, duke firmosur gjithçka që i diktohet nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ai e quan këtë sjellje një turp institucional dhe shenjë të degradimit të funksionit më të lartë shtetëror, ndërsa ngre alarmin për nivelin mediokër të përfaqësimit të vendit në krye të shtetit.
Postimi:
Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër!
© SYRI.net