'Me vendimin e saj të fundit, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar të gjithë punën e Kuvendit, ashtu sikurse punën institucionale në nivel qendror'.
Kështu u shpreh, analisti Shqiprim Pula në intervistën e tij dhënë moderatorit, Edvin Parruca në Syri Tv në edicionin e pasdites, duke shtuar se Kushtetuesja nuk ka ofruar një zgjidhje mbi temat e përcjella në këtë institucion për zgjidhje juridike nga ana e Listës Serbe për votimin e nënkryetarit të Kuvendit.
Sipas Pulës, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të kishte rolin e saj për zgjidhjen e ngërçit, porse me aktgjymikim e papritur për pezullimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese duket që nuk ka lënë rrugë veprimi për institucionin e Presidentit.
Lidhur me situatën e krijuar, Pula tha se do të duhet të pritet aktgjykimi i radhës nga Kushtetuesja, ndërsa nën zë, nuk përjashtohet mundësia për zgjedhje të parakohshme në Kosovë nga partitë politike atje, por kjo shton analisti Pula, nuk do të ishte zgjidhja e duhur për zhbllokimin e situatës së krijuar në Kosovë.
Kemi një pezullim të punës së Kuvendit me vendimin Kushtetueses, dhe çuditërisht gjykata po shqyrton një kërkese e ankesë të Listës Serbe, që kishte adresuar çështjen e votimit të kandidatit të tyre për nënkryetar Kuvendi. Të gjitha partitë janë në pritje deri në fund të muajit për epilogun e radhës. Kushtetuesja që në fillim s’e ka mbrojtur pjesën e Kushtetutës që është kërkuar të jetë palë në gjykim.
Kemi ardhur para një situate që kemi një dileme të radhës, nëse në seancën e fundit është dhënë leje për votimin e nënkryetarëve të pakicave serbe e jo serbe në Kosovë. Fatkeqësisht nga GJK s’kemi pasur gjyqësi kushtetuese në termat që janë vendosur nga ajo.
Rrjedhimisht me aktgjykimet e Kushtetueses s’kemi pasur mundësi të shohim përmbushjen e saj funksionale mbi ofrimin e një gjyqësie kushtetuese mbi temat e adresuara për zgjidhje juridike, s’është dhënë dhe s’është ndërmarrë ajo çfarë duhet të ishte marrë nga kompetencat e saj, kjo është për t’u habitur pse GJK e ka sjellë vendin, e ka paralizuar institucionet qendrore të Republikën e Kosovës.
Presidentja Osmani duhet të kishte rolin e saj, por me aktgjykimin e papritur për pezullimin e Kuvendit, duket që s’i ka lënë rrugë veprimi institucionit të presidentit, e të gjithë janë sy e veshë deri në ditën kur do të bëhet aktgjykimi i radhës.
Të gjitha partitë politike s’janë të sigurta e të vendosura për të shkuar në zgjedhje, me një gjysmë zë e kanë thënë se mund të ketë edhe zgjedhje, s’do të duhej të shkohej në zgjedhje, por gjetja e një zgjidhjeje për funksionimin e institucioneve publike e qendrore në Kosovë. Situatë e koncentruar për një vendimmarrje në GJK, jemi ‘spektator’ për të pritur verditktin e radhës së gjykatës.
© SYRI.net