SYRI TV/ Raporti i drejtësisë amerikane për McGonigal, Berisha: Mediat po e censurojnë tmerrësisht

21:23, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për raportin e Departamentit të Drejtësisë Amerikane për çështjen McGonigal. Sipas kryedemokratit mediet kryesore po censurojnë në mënyrë të tmerrshme raportin për ish-drejtuesit te FBI, ndërsa akuzoi Altin Dumanin se po bllokon hetimet dhe fsheh padinë e opozitës. Sali Berisha në konferencën me gazetaret shpreh se  Rama ka shkelur rëndë ligjet amerikane dhe për këtë do të jap llogari para drejtësisë. Kryedemokrati denoncoi se edhe Targeti 3 i përmendur në këtë dosje ka lidhje me Edi Ramën, i përfshirë në trafik armësh dhe se për këtë aktivitet, në një takim në Paris janë sekuestruar 20 milionë euro. 

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha reagoi lidhur me raportin e Departamentit të Drejtësisë Amerikane, ku dalin detaje të reja për përfshirjen e Edi Ramës në dosjen McGonigal. Në konferencën me gazetarët Berisha denoncoi censurimin që mediet po i bëjnë këtij raporti, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se janë shkelur rëndë ligjet amerikane.

Berisha akuzoi Dumanin se po bllokon hetimet për këtë çështje, dhe ka fshehur dosjen e depozituar nga opozita për lidhjet Rama-McGonigal.

Kryedemokrati denoncoi se edhe Targeti 3 i përmendur në këtë dosje ka lidhje me Edi Ramën, i përfshirë në trafik armës dhe se për këtë aktivitet, në një takim në Paris janë sekuestruar 20 milionë euro

Sipas lideri të opozotës, McGonigal  ka pasur interes të drejtëpërdrejtë edhe në reformën në drejtësi, dhe vetingun e prokurorëve.

Berisha i bëri thirrje drejtësisë se SHBA dhe FBI të vazhdojnë hetimet ndaj kësaj organizate kriminale, ndërsa ritheksoi se PD do të bëjë gjithçka për të zbardhur të vërtetën.

Kryedemokrati paralajmëroi se Edi Rama nuk do të ketë shpëtim ndaj kësaj dosjeje pavarësisht përpjekjeve të Altin Dumanit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco