Sot, Edi Rama dhe enturazhi i tij qeverisës kanë inauguruar një tjetër projekt të nisur që në qeverisjen e Partisë Demokratike, që duhej të përfundonte në vitin 2014, por që për shkaqe korruptive është financuar disa herë, me qëllim vjedhjen.
Ish-zv/ministri i financave në qeverinë Berisha, Sherefedi Shehu, Edi Rama po vazhdon të inagurojë projektet e qeverisjes së Sali Berishës.
‘Sot e pamë me gjithë shpurën e tij duke inaguruar për të 10-ën herë rrugën Qukës - Qafë-Plloçë.’, shkruan Shehu.
Sipas tij, financimi i kësaj rruge është negociuar me Bankën Islamike për Zhvillim që në vitin 2008, ndërsa projekti ka filluar në 2009. ‘Rama erdhi në pushtet në 2013 kur puna vazhdonte në shumë pjesë të rrugës dhe po e inaguron në 2025, ose pas 12 vitesh,’ shtoi ai.
Reagimi i Sherefedin Shehut:
Sot e pamë me gjithë shpurën e tij duke inauguruar për të 10-ën herë rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Financimi i kësaj rruge është negociuar me Bankën Islamike për Zhvillim në 2008 dhe projekti ka filluar në 2009.
Rama erdhi në pushtet në 2013 kur puna vazhdonte në shumë pjesë të rrugës dhe po e inauguron në 2025, ose pas 12 vitesh.
Ndërkohë vlera e rrugës është 3-fishuar dhe tendera të tjerë janë bërë edhe ribërë.
Për Ramën më të rëndësishëm janë tenderat.
© SYRI.net