Deputeti i zgjedhur demokrat, Gjin Gjoni ka reaguar pas thirrjes së drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në Departamentin Amerikan të Shtetit, për t’u pyetur në lidhje me kartelet shqiptare të drogës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Gjoni shkruan se DASH damkosi kryeministrin shqiptar, Edi Ramën ‘si Bankën private të karteleve të drogës’, të cilët përmes firmës së kreut të qeverisë marrin leje për kulla e resorte.
‘Edi Rama, njeriu që ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit ka dhëne leje për bosët e krimit të organizuar që janë në kërkim ndërkombëtar dhe paratë e trafikut të drogës ka blerë vota në 2019, në 2021, në 2023 dhe në 2025’, shkruan ligjvënësi demokrat.
Sipas deputetit të PD, është jo pak e sigurt që drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është vënë përballë provave të pakundërshtueshme dhe fat i tij në drejtësi varet nga fati i vetë Edi Ramës.
Statusi
DASH damkos Edi Ramën si Bankën private të karteleve të drogës, që me firmën e tij marrin leje për kulla e resorte. Dumani e ka dosjen gati!
Kartelet shqiptare të cilat kanë marrë garanci nga Edi Rama për pastrimin e parave në ndërtim, në kulla dhe ne resorte në bregdet janë kthyer në një shqetësim për SHBA.
Kreu i SPAK, Altin Dumani është thirrur në takim për këtë çështje në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe sipas përfaqësuesve të këtij departamenti është diskutuar për këto grupe kriminale.
Edi Rama, njeriu që ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit ka dhëne leje për bosët e krimit të organizuar që janë në kërkim ndërkombëtar dhe paratë e trafikut të drogës ka blerë vota në 2019, në 2021, në 2023 dhe në 2025.
Kreu i SPAK, Altin Dumani me gjasë është vendosur përballë provave të pakundërshtueshme dhe fat i tij në drejtësi varet nga fati Edi Ramës.# GG#.
© SYRI.net