SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka inauguruar këtë të premte rrugën Qukës- Qafe Plloçë, 16 vite nga nisja e projektit nga qeveria e Partisë Demokratike. Me gjithë zvarritjen e punimeve për këtë rrugë, për të cilën qeveria kishte premtuar hapjen e qarkullimit në vitin 2019, ajo u mundësua 6 vite më pas dhe me një trefishim të kostove që arritën në 225 milionë euro.
Pas 16 vitesh nga nisja e projektit Kryeministri Edi Rama ka inaguruar sot rrugën Qukës Qafë - Plloçë. Rruga e nisur në vitin 2009 nga qeveria e Partisë Demokratike, u bë legjendare, për shkak të zvarritjeve prej vitesh nga qeveria e Edi Ramës, e cila i ndërroi disa herë afatet për përfundimin e rrugës.
Për odisenë e premtimeve të pambajtura të qeverisë, për ta hapur këtë rrugë për qarkullim brenda afateve të dhëna,Kryeministri Edi Rama ia la fajin projektit fillestar.
Por me gjithë ndryshimin e projektit nga qeveria e tij, dhe megjithëse ministri i tij i Infrastrukturës së asaj kohe, Damian Gjiknuri, premtonte se rruga do të bëhej funksionale në vitin 2019, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe rruga u përfundua, 6 vite pas kësaj deklarate.
Bashke me zvarritjen dhe ndryshimet e vazhdueshme të projektit, u frynë edhe kostos e rrugës, e cila përveçse u bë legjendare nga qeveria Rama, u kthye edhe në një rrugë të florinjtë. Ndërsa me projekti I Partisë demokratike, rruga u prokurua për ndërtimin me një tender ndërkombëtar për dhe një vlerë 73 milionë euro, me ardhjen e socialisteve në pushtet për atë rrugë janë shpenzuar 225 mlionë euro. Mbi-trefishimin e kostove të rrugës e bën më absurd edhe fakti që kalon në një territor jo të vështirë dhe nuk ka vepra madhore arti, si tunele apo ura të gjata.
Por sicc ka ndodhur edhe në rrugët e tjera, daullet e inagurimit të kryeministrit, i kushtojnë shqiptarëve gjithmonë më shumë, duke tejkaluar disafish çmimet e ndërtimit të rrugëve jo vetëm në Ballkan por edhe në vendet e Europës.
© SYRI.net