Rikonstruksioni i shkollës në Shkodër/ Beci prezanton banjat ku për fëmijët nuk ka asnjë lloj privatësie...

Rikonstruksioni i shkollës në Shkodër/ Beci prezanton banjat ku për fëmijët nuk ka asnjë lloj privatësie...

13:27, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe kur mendohet se po bëjnë ndonjë punë, rilindasit krijojnë ndonjë temë që duhet patjetër të merresh me skandalet e tyre.

Kësaj here është radha sërish e Benet Becit i cili qysh se ka mbërritur si peshqesh nga bandat në bashkinë e Shkodrës e ndjekin skandalet njëra pas tjetrës.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai ka ndarë foto nga një investim i parasë publike për rikonstruksionin e një shkolle në këtë qytet.

“Në kantierin e punimeve të shkollës “Ndre Mjeda”. Tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit, që shkolla e rikonstruktuar plotësisht të jetë gati dhe të hapë dyert për nxënësit me nisjen e vitit të ri shkollor”. Ky është postimi pa gabime ortografike këtë radhë i Benet Becit. Por djalli fshihet tek fotot që i janë bashkangjitur këtij postimi.

Shikoni Becin tek provon tualetin e shkollës dhe shikoni se si bidetë ku fëmijët e kësaj shkolle do të shkojnë për nevojat personale janë ngjitur me njëra tjetrën dhe pa asnjë lloj privatësie për ata që do ti përdorin.

Image

Ky është një skandal i vërtetë dhe një sjellje totalisht  e papërgjegjshme e një kryetari bashkie që me paratë e qytetarëve krijon hapësira që denigrojnë të rinjtë tanë dhe që i vënë ata në pozita të vështira për të kryer nevojat personale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco