Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka theksuar se Partia Demokratike do të japë çdo kontribut të mundshëm për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së një organizate që ai e cilësoi si “të tmerrshme kriminale”.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ftoi FBI-në dhe Ministrinë e Drejtësisë të vijojnë hetimet, duke u shprehur se PD do të vendosë në dispozicion dëshmitarë, prova dhe fakte, në mënyrë që kjo strukturë kriminale të marrë dënimin dhe njohjen e gjithanshme për veprimtarinë e saj në Shqipëri.
Sipas tij, këto hetime janë thelbësore për të ndëshkuar përgjegjësit dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.
Pjesë nga deklarata:
Pra, duke vlerësuar, duke përshëndetur raportin e inspektorit të përgjithshëm, ftoj FBI-në, Ministrinë e Drejtësisë, të vazhdojë hetimin ndaj kësaj organizate të tmerrshme kriminale.
PD është e gatshme të japë kontributin e saj me dëshmitarë, me prova dhe fakte në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale në Shqipëri të marrë dënimin e gjithanshëm.
Njohjen e gjithanshme dhe dënimin e gjithanshëm.
© SYRI.net