5 shtatori i 2016-ës përkujtohet si Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Në një ceremoni madhështore në sheshin Vatikan Papa Françesku njohu dy mrekullitë e saj, atë të të shërimit të sëmurëve pas vdekjes më 1997. Ndonëse kjo është një ditë e rëndësishme institucionet shtetërore nuk kanë programuar asnjë aktivitet apo një shenjë që nderon kontributin e humanistes.
Syri tv
Çfarë mund të bëni për të promovuar paqe në botë?
Shko në shtëpi dhe duaje familjen..
Nënë Tereza
5 shtatori i vitit 2016 shënoi në kalendarin apostolik ditën e shenjtores së madhe Nënë Tereza e Kalkutës. Gruaja me fytyrë të imët e të rrudhur u njoh nga e gjithë bota për përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, në të cilin themeloi strehimoren e saj për të pritur me mijëra njerëz të trotuareve.
“Qëkur isha 18 vjeçe vendosa të largohesha nga shtëpia për t’u bërë murgeshë. Me kohën e kuptova që profesioni im ishte puna me të varfrit. Që atëherë e deri më sot nuk kam pasur më të voglin dyshim për vendimin që mora”, është shprehur humanistja.
Sot është Dita e Shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në sheshin Vatikan Papa Françesku njohu dy mrekullitë e saj atë të të shërimit të sëmurëve pas vdekjes më 1997. “Me shuarjen e Nënë Terezës ka më pak dashuri në botë”, u shpreh Zhak Shirak, ndërsa Bill Klinton e cilësoi humanisten të parën që e bëri të dojë kombin shqiptar. E para shqiptare e shenjtëruar dhe mbajtëse e çmimit Nobel rrugëtoi gjithë jetën me misione fetare dhe shpirtërore. Gjëja më e rëndësishme sipas saj është dashuria, këto fillon dhe veprimtaria për të drejtat njerëzore. Shqiptarët dëgjuan shumë vonë për Nënë Terezën pas sistemit diktatorial, megjithatë ishin fare të pakët ata që e dinin historinë e saj. Të rrallë ishin ata që e dini se në një lagjje të Tiranës jetuan nëna dhe motrat e Nënë Terezës. 5 shtatori shënon dhe përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës megjithatë institucionet shtetërore nuk kanë programuar asnjë aktivitet apo një shenjë që do ta përkujtonte apo nderonte jetën dhe kontributin e humanistes së ndritshme.
© SYRI.net