Afera Rama-McGonigal/ Gazetarët amerikanë: Duhet një hetim i ri dhe i plotë, administrata e Biden e refuzoi ndjekjen penale

Afera Rama-McGonigal/ Gazetarët amerikanë: Duhet një hetim i ri dhe i plotë, administrata e Biden e refuzoi ndjekjen penale

11:43, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Afera Rama-McGonigal rikthehet në skenën politike dhe mediatike amerikane edhe më fuqishëm se më parë.

Kjo për shkak se Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një raport hetimor të hollësishëm për këtë skandal. Në këtë raport, përveç çështjes shqiptare dhe asaj ruse, dominon çështja kineze. Edhe në këtë rast, Edi Rama është i implikuar thellë në shkeljet ligjore të agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Raporti i Departamentit të Drejtësisë është një nga kryelajmet e medieve amerikane. Ndërkohë gazetarët e njohur amerikanë po bëjnë thirrje që çështja të rihetohet në mënyrë të plotë.

Gazetari investigativ, Chuck Ross, shkruan se raporti është tronditës.

“Uau. Ky është një raport tronditës nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë në lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.  McGonigal ka informuar drejtues të firmës kineze CEFC, e lidhur me Hunter Biden, për një hetim që po zhvillohej ndaj kompanisë,” thekson ai.

Kurse shkrimtari dhe gazetari Hans Mahncke nënvizon se kjo çështje nuk është hetuar më parë nga administrata e Joe Biden, prandaj duhet hetuar përsëri.

“Ky zbulim nga raporti i ri i Inspektorit të Përgjithshëm mbi agjentin e korruptuar të FBI-së, Charles McGonigal, është tronditës, megjithatë nuk do të dëgjoni asnjë fjalë për të nga mediat e vjetra.

Dhënia e informacionit sekret nga McGonigal, në lidhje me një hetim në vazhdim, pikërisht objektivave të atij hetimi, është mjaft e rëndë. Akoma më keq bëhet kur mëson se ky hetim ishte mbi firmën kineze të Hunter Biden dhe partnerët e tij të biznesit.

Por pjesa më e rëndë është se Departamenti i Drejtësisë i Joe Biden refuzoi ta ndiqte penalisht McGonigal për këtë.

Nëse ka pasur ndonjëherë një rast për përjashtim, ky ishte ai. Duhet të ketë një hetim të plotë dhe tërësor të ri për gjithçka që përfshin McGonigal, duke përfshirë komunikimet, aktivitetet, bashkëpunëtorët, marrëveshjet financiare, përdorimin e burimeve të FBI-së, trajtimin e informacionit të klasifikuar, përpjekjet për të ndikuar ose penguar hetimet dhe vendimin për të mos e akuzuar atë për ndihmën ndaj firmës së Hunter Biden,” shkruan Mahncke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco