'Kodi i ri Penal' / Cakrani: Një marrëzi që do të sjellë pasoja për gjithë shoqërinë, 952 dispozita më shumë të burgosur

09:38, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Kujtim Cakrani nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto” tha se çështja e reformës gjyqësore dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal po ngjallin debat të madh, por shpesh-herë me keqkuptime të thella nga publiku.

Ai kujtoi se një situatë e ngjashme ndodhi edhe kur u zhvilluan protestat për mbylljen e Gjykatës së Shkallës së Parë të Apelit, ku qytetarët mendonin se ishte një hall i avokatëve, ndërkohë që në fakt pasojat prekën drejtpërdrejt gjithë shoqërinë.

Sipas Cakranit, Kodi i ri Penal po parashikon një rritje të madhe të numrit të dispozitave, çka do të thotë më shumë vepra penale, më shumë të dënuar dhe një barrë e madhe për sistemin gjyqësor.

Ai vuri theksin te fakti se ligjet nuk mund të kopjohen verbërisht nga vende të tjera si Holanda apo Belgjika, pasi çdo popull ka traditat dhe realitetin e vet shoqëror.

Kujtim Cakrani:

"Ashtu siç bëmë ne protesta për reformën gjyqësore, për mbylljen e Gjykatës së Shkallës së Parë të Apelit që publikut i thoshte avokatët kanë hallin e tyre, kur në fakt nuk ishte halli ynë, por i publikut, dhe publiku vazhdon ende t’i ketë këto halle dhe ky është keqkuptimi që ka.

Sa i përket Kodit Penal unë jam futur dhe kam kërkuar kodin penal të Kosovës, ka 480 dispozita dhe është kodi më i ri në Europë dhe Ballkan dhe ka 480 dispozita, Kosova a është si ne, a është i njëjti popull?

Nëse do t’i referohemi edhe frymës së ligjeve të Montesquieu, që e ka përshkruar shumë kohë më parë ai e ka përshkruar që çdo rajon duhet të ketë ligjet e veta, traditat e veta, qasjen e vet dhe marrëdhëniet shoqërore të ndërtuara vetë dhe ne nuk mund të ndërtojmë kod penal si në Holandë apo Belgjikë, absolutisht jo.

Ne duhet të ndërtojmë Kod Penal duke marrë parasysh qasjen që kemi ne si popull, kam hyrë duke kërkuar dispozitën e Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi që kanë 480 dispozita, ndërsa ne me Kodin e ri do kemi 952 dispozita, pra 3-fish më shumë vepra penale.

Kjo do të thotë më shumë të dënuar dhe të inkriminuar dhe nuk është këtu problem.

Që të bësh një Kod të ri penal i bie që i gjithë gjyqtarët e rinj, prokurorët apo avokatët do i fusësh në shkollë sërish sepse vetëm pjesa e përgjithshme nga 70 dispozita ka shkuar në 186, e kuptoni tani çfarë marrëzie kanë marrë përsipër këta individë?"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco