Shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Na mësoi se me gjeste të vogla mund të ndryshojmë botën

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Na mësoi se me gjeste të vogla mund të ndryshojmë botën

08:17, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj.

Presidenti Begaj vlerësoi veprën e shenjtores shqiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit.

“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve.  Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon.   Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.”  - shkroi Presidenti. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco