Ndërsa që shqiptarët renditen të fundit në Europë për cilësinë e jetës, për kequshqyerjen, për shërbimin shëndetësor dhe mjerohen çdo ditë e më shumë, Edi Rama mburret me shpenzimin 5 milionë eurosh të Kopshtit të Edenit pranë zyrës së tij në oborrin e kryeminisrisë.
“E kam bërë se na vijnë miq dhe ta shohin këtu vizionin tonë”, është shprehur Rama.
Ndër miqtë kryesorë që ka pritur në atë zyrë Edi Rama janë anëtarët e organizatës kriminale ndërkombëtar të Sinalos apo anëtarë të Ndraghetas, pa llogaritur lloj-lloj bandit shqiptar me të cilët pi verëra 33-mijë euro shishja.
Krekosja e Ramës për një shpenzim marramendës është një tallje me mjerimin e shqiptarëve.
Në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Kreu i qeverisë u pyet në lidhje me Parkun e Edenit, një instalacion artistik brenda Kryeministrisë. Ai tha ndërtimi tregon vizionin që ka qeveria për Shqipërinë dhe për t’ia shfaqur këtë me dinjitet miqve që vijnë për ta vizituar vendin.
“Ka kushtuar shumë-shumë herë më pak sesa vlen dhe mbi të gjitha, këtu është dera që hapet për miqtë që na vizitojnë dhe mundësia për t’i pritur në një atmosferë dhe në kushte që tregojnë dinjitet dhe tregojnë se çfarë vizioni kemi ne për këtë vend është një vlerë e madhe e shtuar”, tha Rama.