VIDEO/ Kedhi: Dumani në SHBA, sepse paratë e taksapaguesve amerikanë janë keqpërdorur në Shqipëri

22:04, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtari i Departametit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike, njëkohësisht edhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare dhe ekonomike, Nikola Kedhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, foli në lidhje me thirrjen e Altin Dumanit në Departamentin e Shtetit në SHBA.

Sipas tij, administrata Trump po heton me prioritet keqpërdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë, dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e thirrjes së Dumanit.

‘Ka një prioritet të administratës së re amerikane, drejtuar nga presidenti Trump se si janë shpenzuar ndër vite, paratë e taksapaguesve amerikanë. USAID apo dhe burime të tjera, të cilat Trump dhe shumë segmente të shoqërisë amerikane, thonë se janë përdorur për të avancuar qëllime të së majtës ekstreme.

Në Shqipëri, investimi kryesor i taksapaguesve amerikanë ka qenë reforma në drejtësi dhe është e logjikshme që Dumani të jetë thërritur edhe se si janë përdorur këto para të taksapaguesve amerikanë për këtë reformën në drejtësi.

Shqipëria është përmendur edhe në Kongresin Amerikan dhe është përmendur si një nga vendet që janë keqpërdorur paratë e taksapaguesve amerikanë, për të mbajtur autokratë në pushtet apo për axhendat e të majtës ekstreme.’, - deklaroi Nikola Kedhi në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco