VIDEO-Dosja McGonigal/ Buzhala: Rama padyshim në dijeni të gjithçkaje të kësaj afere korruptive

21:42, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Berat Buzhala i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gjatë diskutimit për dosjen ‘McGonigal’ është shprehur se, Edi Rama është në dijeni të gjithçkaje që ka ndodhur në këtë aferë korruptive.

Gjatë bisedës, Buzhala është shprehur se, në këtë aferë janë përfshirë edhe politikanë nga Kosova, duke përmendur dhe disa emra.

‘Afera McGonigal është korruptive. Personat që kanë qenë të afërt me qeverinë janë të përfshirë në këtë aferë.

Është tipike Ballkanike, nuk është vetëm Shqipëria që i është nënshtruar këtyre praktikave kriminale që e kapin një zyrtar me ndikim, siç tha dhe Rama, që McGonigal është mik i imi.

Është aferë korruptive ku kapja është e dy anshme. Këta e kanë kapur atë, ai doli i pasuruar.

Në bazë të raportit personalisht Edi Rama nuk kapet legalisht. A ka pasur njohuri, unë absolutisht ka pasur njohuri për të gjitha gjërat dhe bisedat që janë zhvilluar aty dhe tek ndikimi që është bërë tek McGonigal me shpresën se, ka për të ndikuar diku tjetër, aty nuk e kam asnjë dyshim.

Në këtë dosje është diskutuar edhe për takim në Kosovë, por kurrë nuk i kemi pasur të plota. Nuk e kemi pasur të qartë saktësisht se, kush kanë qenë në Kosovë ata që janë takuar. Në mos gaboj është përmendur Enver Hoxhaj, janë përmendur persona të AAK-së, por efekti në Shqipëri ka qenë më i prekshëm se si ka ndikuar në çështje të caktuara.', tha Berat Buzhala në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco