‘McGonigal, kryefjala e takimit të Dumanit në DASH’/ Nesho: Amerikanët kanë kritika për regjimin e korruptuar në Shqipëri!

21:25, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për diplomatin Agim Nesho, dosja McGonigal ka qenë kryefjala e diskutimit e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në nisjen e sezonit të ri televizion, në Çim Peka Live në Syri Tv, diplomati Nesho tha se vizita e Dumanit në SHBA dhe thirrja nga DASH, nuk është aspak rastësi, pasi ky takim ishte planifikuar kohë më parë.

Referuar informacioneve, theksoi ndër të tjera Nesho, çështja më kritike, mes shumë problematikave të shumta, ka qenë edhe përdorimi i politikës amerikane  kundër opozitës shqiptare.

Nesho tha se Amerikanë, kanë shumë kritika, sa i përket regjimit të korruptuar dhe të inkriminuar në Shqipëri.

S’ka rastësi, sam në një diplomaci apo marrëdhëniet mes shteteve ku dihet se ky takim ishte planifikuar kohë më parë. Planifikime të tilla, që dalin në faqe e DASH me zyrtarë të lartë, e s’realizohen kanë prapaskenat e tyre. S’mundet protokolli amerikan ta anashkalojë kur e ka nxjerrë një ditë më parë që do bëhet takimi me X zyrtar.

Problemet që fliten, nga informacionet e mia e sidomos nga shtypi amerikan, është që çështja më kritike, mes shumë të tjerave, problematika shumë të mëdha, është përdorimi i politikës amerikanë  kundër opozitës shqiptare. Pyetjet kane qenë të shumta që janë bërë, e dimë influencën. Mjafton një përfaqësues i ambasadës amerikanë t’i tundë fjalën e ai mund ta bëjë.

Nga dita në ditë po sqarohet se problemi i goditjes së liderit të opozitës, s’ka qenë gjë tjetër veçse lobim i pastër i hapur ndaj DASH nga faktori shqiptar, kryesisht nga grupimi i Ramës. Është një përpjekje për të korrigjuar gjërat. Amerikanët duket se me atë që po ndodh në Shqipëri, me këtë regjim të korruptuar, i cili nga dita në ditë po shfaqet me lidhje me krimin e organizuar në shumë dimensione kanë shumë kritika.

Informacionet e tjera thonë që McGonigal ka qenë kryefjala e takimit të Dumanit në DASH Takimi i dytë në Departamentin e Drejtësisë, tregon se shkohet nga mesazhi politik në bashkëpunimin institucional. S’ka rastësi, e botime. As në praktika, as kur mbyllet as kur dilet. Amerikanët janë shumë të kujdesshëm, por ky është mesazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco