Darkat sekrete të McGonigal me Edi Ramën në Tiranë, takimet në Rumani dhe Nju Jork

Darkat sekrete të McGonigal me Edi Ramën në Tiranë, takimet në Rumani dhe Nju Jork

19:17, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Skandali ‘McGonigal’ vazhdon të thellojë dyshimet mbi lidhjet e errëta mes ish-drejtuesit të lartë të FBI-së së Nju Jorku dhe Edi Ramës.

Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbulojnë se McGonigal ka zhvilluar disa takime dhe biseda të tjera të rëndësishme me ‘Personin B’ i cili është identifikuar si Dorian Duçka, një këshilltar jozyrtar i Ramës, gjatë vitit 2017.

Sipas dosjes, McGonigal është takuar disa herë me këtë personazh në Nju Jork. ‘Në një rast, Personi B (Dorian Duçka) la pushimet familjare në Florida për të fluturuar drejt Nju Jorkut, ku u takua me McGonigal, Personin A, Agron Nezaj dhe një ish-agjent të FBI-së, në qershor 2017’, thuhet në dokumentet zyrtare.

Jo vetëm kaq. Gjatë një tjetër rasti, i njëjti Person B e prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë – një tjetër element që thellon pistën e ndikimeve ndërkombëtare dhe interesave të fshehta.

‘McGonigal pati disa takime dhe biseda të tjera me Personin B (Dorian Duçka) gjatë muajve në vijim. McGonigal u takua disa herë me Personin B në Nju Jork, duke përfshirë një rast kur Personi B la pushimet familjare në Florida për t’u takuar me McGonigal, Personin A (Agron Nezaj) dhe ish-agjentin e FBI-së në qershor 2017, si dhe një rast tjetër kur Personi B e prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë’, thuhet në dosjen e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA.

Por kulmi i këtyre zhvillimeve vjen në vizitat e McGonigal në Tiranë. Dosja tregon se ai është pritur nga Personi B në dy raste, në shtator dhe nëntor 2017. ‘Gjatë vizitës së shtatorit, Personi B organizoi një darkë private mes McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë’, theksojnë hetuesit amerikanë.

Po sipas dokumenteve, McGonigal është takuar sërish me Ramën gjatë vizitës së tij të dytë në nëntor të po atij viti.

‘Personi B (Dorian Duçka) gjithashtu e priti McGonigal në Shqipëri në shtator dhe nëntor 2017. Gjatë vizitës së shtatorit 2017, Personi B (Dorian Duçka) organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, dhe McGonigal u takua sërish me Kryeministrin gjatë vizitës së tij të dytë në Shqipëri, dy muaj më vonë’, zbardhet në dosjen e Departamenti të Drejtësisë së SHBA.  

Këto fakte të reja që bëhen publike për herë të parë, ngrenë akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe mbi natyrën e marrëdhënieve mes tij dhe ish-drejtuesit të FBI-së së Nju Jorkut, i cili tashmë është dënuar në SHBA për korrupsion dhe lidhje të paligjshme me biznesmenë të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco