Qeveria dhe grupi i ekspertëve që hartuan Kodin e Ri penal, me konsiderimin e sjelljeve shoqërore si vepra penale, nuk tërhiqet nga propozimi fillestar. Pas njoftimit në minutë të fundit të grupeve të interesit, hartuesit kanë organizuar sot një tryezë për të justifikuar Kodin represiv.
Arben Rakipi si drejtues i grupit të punës, iu kundërvu çdo kritike, duke pohuar se këto janë politike, ndërsa njoftoi se vlerësimin kodi duhet ta marri nga sondazhet e organizuara nga ata.
Ndërsa Arben Rakipi, nën modelin e Edi Ramës, propozoi justifikimin e Kodit Represiv “në emër të popullit”, ministri i drejtësisë Ulsi Manja foli ne emër të BE-së, por njoftoi se ky kod nuk është konsultuar me ekspertët e huaj, veçëse pas hartimit ju vu në dispozicion disa ekspertëve italianë.
© SYRI.net