Përfundimi i mandatit të drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj, përfshiu Këshillin e Lartë të Prokurorisë në një diskutim, sa luksoz në përmbajtje, aq edhe bosh në thelb.
Anëtarët e KLP-së ishin të gjitha dakord se mandati 5-vjeçar i Hajnajt kishte mbërritur në fundin e tij. Por, ata u ndanë në momentin se kur ajo duhet të përfundonte efektivisht.
Shumica e Këshillit të Lartë të Prokurorisë vendosi që Aida Hajnaj duhet të largohet nga detyra në 31 gusht 2025. Ndërsa pakica, e përbërë nga katër anëtarë, vlerësuan se mandati i kreut të Byrosë së Hetimit përfundonte në 1 shtator 2025.
Pra, palët mbanin qëndrime të ndryshme vetëm për 1 ditë pune të Aida Hajnat. Diskutimi dhe qëndrimet ishin tërësisht boshe në thelb, pasi asgjë nuk ndryshonte në karrierën e asaj që drejtoi BKH-në në 5 vitet e kaluara.
© SYRI.net