Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Falimentimi i ‘Air Albania’/ Logu: Më 2023 u bllokuan kuotat e shoqërisë pasi nuk shlyenin pagesat, duhet hetim parlamentar!

18:43, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për këshilltarin ligjor të PD, Marash Logu, selia blu ka denoncuar prej kohësh kompaninë ajrore ‘Air Albania’, lidhur edhe mbi mënyrën se si kjo kompani ajrore funksionoi dhe operoi në vendin tonë.

Duke folur në emisionin Task Force në Syri Tv, nën moderimin e Sonila Meços për falimentimin e kësaj kompanie, Logu tha se biznesmenët e huaj, ortakë me qeverinë shqiptare, ishin me procese të hapura në vende të tjera për mos shlyerje detyrimesh, gjë që e bënte të dyshimtë lidhjen e kontratës me ta.

Sipas Logut, më 2023, shoqërisë iu bllokuan kuotat, pasi nuk shlyente pagesat e administratorit, ndërsa kjo për këshilltarin ligjor të PD, lë hapësirë për një hetim parlamentar nga ligjvënësit.

Ne kemi denoncuar edhe pikëpyetjet e kompanisë Air Albania, mënyra si funksionoi dhe biznesmenët e lavdishëm…një biznesmen që falimenton në çdo sipërmarrje vështirë t’i besosh për drejtimin e një biznesi avionësh.  U tha që do jetë kompania e parë e fluturimeve shqiptare, pamë që kishte marrë me qira avionë nga Turqia. S’kishte një aktivitet real.

Veç denoncimeve, abuzimi i madh ishte që i kishin vënë në dispozicion Ramës një avion që lëvizte e sillej a  thua se kishte qenë një prej udhëheqësve të Lindjes së Mesme që ishte i pasur me naftë…

Një kryeministër që merr përsipër të bëjë ‘Public Realtions’. Një kompanie fluturimesh, po transparencë të plotë që s’u bë asnjëherë. Garancia e palëve që ka hyrë në marrëdhënie me Air Albania e udhëtarëve, ortak në atë kompani është edhe  shteti shqiptar. Ka procese të hapura për mos-shlyerje detyrimesh dhe kjo e sublimonte për të mos hyrë në biznes të tillë.

Ka qenë legjitime kurdo që të bëhet për hetim parlamentar. Personat që kanë pasur përgjegjësi për të kontralluar këtë kompani, duhet që edhe ligjërisht janë përgjegjës për atë që ka ndodhur, që tanimë kanë dalë në sipërfaqe. Më 2023 i bllokoheshin kuotat e shoqërisë se nuk i paguheshin pagat adminsitratorit, që ishte turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco