Në intervistën e ditës në Syri TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një sërish kapjen e sistemit të drejtësisë nga pushteti. Blushi thekson se shorti i sotëm, i cili përfshinte emrin e Irena Gjokës, është një manipulim i hapur politik. “Nuk ka asnjë surprizë nga ky vendim. Këtë gjyqtare antiopozitare, kamikaze të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, nuk e ka caktuar shorti…,” tha Blushi.
Blushi akuzon se Irena Gjoka, e cila ka kaluar vetingun me manipulime, është një subjekt i denuar penal dhe administrativisht për falsifikim, por që vazhdon të ushtrojë funksionin e saj për të shërbyer interesa politike. Sipas tij, vendimi i caktuar nga Edi Rama dhe Altin Dumani është një shërbim i fundit politik për të mbuluar shkeljet flagrante të ligjit dhe për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë nënvizon se ky rast tregon qartë kapjen e sistemit të drejtësisë dhe paaftësinë e SPAK-ut për të gjetur prova, edhe pas 6 vitesh hetim ndaj zotit Meta. Blushi thekson se “kjo është një gjyqtare që nuk mund të kishte vend në sistemin e drejtësisë, por që përdoret si instrument politik për të shkelur Kushtetutën dhe ligjin.”
Sipas Blushit interesat politike të Edi Ramës dhe Altin Dumanit po mbulojnë çdo hap të ligjit, duke shndërruar drejtësinë në një mjet për të shërbyer pushtetin dhe jo qytetarët.
Blushi:
Nuk ka asnjë surprizë nga ky vendim, normalisht që do të kishim Irena Gjoken, këtë gjyqtare antiopozitare, kamikaze të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë e cila me caktimin e saj nga Edi Rama dhe nga Altin Dumani… Nuk e ka caktuar shorti… e ka caktuar Edi Rama dhe Altin Dumani për të kryer edhe një shërbim të fundit politik pasi më herët është jo gjyqtare kamikaze delinkuente, recidiviste e denuar me vendim gjykate për falsifikim, e denuar edhe administrativisht nga Greqia dhe me debim.
Një gjyqtare e cila sipas gjithë kritereve ligjore dot nuk duhet të ishte magjistrate, një gjyqtare e cila tanimë identifikon më së miri sistemin e drejtësisë në vendin tonë, nuk mund të ishte askush tjetër veçse Irena Gjoka, ose siç njihet ndryshe Irena me 5 mbiemra e cila dot duhet të ishte vetë subjekt i ndëshkimit penal, jo vetëm për faktin se ka mashtruar dhe ka kaluar vetingun kur këtu prokurorët e gjykatësit vetëm për një garësioner që mund t’ua kishin falur prinferit u pejashtuan nga sistemi.
Këtu gjithçka është në dritë të diellit, sot vetëm ata që nuk duan ta kuptojnë sesi funksionon ky sistem drejtësie, nuk duan t’i besojnë këto fakte.
Ja ku është vendimi i gjykatës, çfarë hetimi do bëjë Altin Dumani, zonja Irena Gjoka është e denuar dhe këtë vendim e ka fshehur, ka kaluar vetingun.
Nuk kemi fare të bëjmë me një proces normal ku hidhet shorti dhe ku rastësisht e njëjta gjyshtare kamikaze që merr masa dhe vendime të paligjshme antikushtetuese ndaj zotit Berisha, ndaj zotit Mediu dhe ndaj zotit Bejleri, nuk kishte asnjë surprizë që do të zgjidhej edhe në çështjen ndaj zotit Meta, sepse duhet rë tilla gjyqtare për të mbuluar të gjithë atë shkelje kriminale të ligjit, shkeljet flagrante me të dyja këmbët të Kushtetutës sa i përket të ashtuquajturës çështje të zotit Meta sepse e theksoj nuk ka një çështje të zotit Meta, sa kohë SPAK ka dështuar në këto 10 muaj të izolimit politik të zotit Meta të gjente një provë, një fakt.
Për të mos harruar faktin që ka 6 vite që e heton, në hetim i cili është shtrirë në 33-34 vite shërbim publik dhe politik.
© SYRI.net