Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Zhulali: Babëzia për fitime nga ndërtimet masive mbetet prioritet i Ramës mbi nevojën për qytete të funksionueshme

Zhulali: Babëzia për fitime nga ndërtimet masive mbetet prioritet i Ramës mbi nevojën për qytete të funksionueshme

15:05, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e integrimit dhe drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka sulmuar ashpër qeverinë për vendimin e krijimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, duke e cilësuar si një masë të dështuar që do të përkeqësojë krizën e furnizimit me ujë në kryeqytet.

Sipas Zhulalit, problemi nuk qëndron tek menaxhimi i ujit, por tek mungesa totale e planifikimit urban, të cilin Edi Rama e ka injoruar që nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. “Babëzia për fitime nga ndërtimet masive ka qenë dhe mbetet prioritet mbi nevojën për qytete të funksionueshme,” shprehet ajo.

Ekspertja liston pasoja konkrete të keqmenaxhimit: mbi 2 milionë m² leje ndërtimi në vetëm një vit, por asnjë investim në rrjetin e furnizimit me ujë, kanalizimet, shkolla, çerdhe, rrugë apo ambulanca. Zhulali thekson se qyteti po transformohet në një “qytet-monster” ku çdo shërbim themelor është i destinuar të dështojë, ndërsa qeveria fshihet pas institucioneve dhe projektesh të dështuara për të shmangur përgjegjësinë.

“Problemi nuk është kush shpien ujin në shtëpi, por se këto shërbime bazë nuk sigurohen për qytetet e ndërtuara pa plan nga Rama-Velitë. Ky është rezultat i një papërgjegjshmërie totale dhe një politike që ka shkatërruar çdo strategji zhvillimi urban,” përfundon Zhulali, duke paralajmëruar se situata do të përkeqësohet nëse nuk ndërpritet logjika e betonizimit të pakontrolluar dhe mungesa e investimeve jetike.

Postimi i Zhulalit:

Vranësira dhe kthjellime..

Vendimi për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit është një masë e dështuar që do ta thellojë më tej krizën e ujit. Problemi i mosfurnizimit me ujë i ka rrënjët në mungesën totale të planifikimit urban, të cilin Edi Rama e ka shpërfillur që prej kohës kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Babëzia e vjeljes së ‘gjobës’ së majme prej ndërtimit të shpejtë dhe masiv ishte dhe mbetet parësore mbi domosdoshmërinë e planifikimit të zhvillimit të qytetit.

Le të shohim çka ndodhur me Tiranën vetëm gjatë 1 viti:

· +2 milion m² leje ndërtimi.

· 0 investime për të zgjeruar rrjetin e furnizimit me ujë për t'iu përgjigjur kësaj çmendurie ndërtimore.

· 0 investime në rrjetin e ujërave të zeza.

· 0 plane për shkolla e çerdhe shtesë për mijëra fëmijë.

· 0 projekte për rrugë e ambulanca që i duhen një popullsie që strehohet në keto hapësira.
 

Ndaj problemi nuk është se kush e shpien ujin në shtëpi, bashkia apo qeveria. Fundja, ne tashmë e dimë se Rama është edhe qeveri, edhe bashki, edhe ujë, edhe mbetje.

Çështja është se këto shërbime bazë duhet të sigurohen për qytetet-monstra, të ndërtuara nga RamaVelitë pa kurrfarë strategjie e plani, dhe ku çdo shërbim themelor është i destinuar të dështojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco