Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Mesazhi- 'Disidentët' nxjerrin cullak mashtrimet e Ramës: Do bëjnë reformë për ujin këta zorrë çpuarit! (Vit për vit thonë se do e bëjnë)…

Mesazhi- 'Disidentët' nxjerrin cullak mashtrimet e Ramës: Do bëjnë reformë për ujin këta zorrë çpuarit! (Vit për vit thonë se do e bëjnë)…

14:13, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në faqen e facebook të “Disidentët” është komentuar iniciativa më e fundit e qeverisë për reformën e ujit të pijshëm. Ose mashtrimi i radhës nga ana e rilindjes për qytetarët shqiptarë.

Në postim është shpjeguar mirë gjendja dhe abuzimet e qeverisë në zonën e qarkut të Vlorës. Dhe me ironi shënimi shtron pyetjen se ku shkuan projektet dhe paratë, për këtë qytet. Dhe po me ironi ata shkruajnë se Rama do të thotë “shkoni e pyetni Belën” për këto.

Postimi:

Do bëjnë reformë për ujin këta zorrë çpuarit! (Vit për vit thonë se do e bëjnë).

Flas për Vlorën:

Hajde e filloni duke mbyllur tubot e shqyera rrugëve të qytetit.

Filloni duke kërkuar llogari për projektin 15 mln euro të Ujësjellësit të Novoselës

Kërkoni llogari për projektin 4 mln euro të kanalizimeve të Çoles

Për projektin 8 mln euro të Ujësjellësit të unazës (nga rrapi tek Shiku).

Për projektin 2.5 mln euro të Ujësjellësit të Partizanit.

Mbyllni lavazhot që janë hapur në çdo cep pallati me ujë të konsumueshëm (jo pusi, se me ujë puse stë vjen njeri ta laj makinën).

Etj etj etj

Edi Rama këto projektet që përmenda kanë nisur në 2021...

Di gjë ti ku vajtën?

Ja pyet Belën...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco