Irena Gjoka, është caktuar gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili gjendet pas hekurave prej 11 muajsh. Gjyqtarja Gjoka e cila është nën hetim nga SPAK, pretendohet të vendosi me paanësi për kërkesën e SPAK kundër Ilir Metës.
Syri TV
Irena Gjoka e cila hetohet nga SPAK, duhet të shqyrtojë po kërkesën e SPAK që kërkon të dënojë ish-presidentin Ilir Meta. Në një paradoks të paprecedent ligjor, gjyqtarja që është subjekt i një institucioni, duhet të jetë e paanshme përball kërkesës së hetuesit të saj dhe të pandehurit, që në këtë rast është Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda njoftoi sot se me short është caktuar gjyqtarja Gjoka, që është pikërisht gjyqtarja më e akuzuar nga opozita, dhe vetë Ilir Meta, që sot duhet të presë drejtësi nga personi që e akuzon për shkelje ligji dhe njëanshmëri.
Irena Gjoka ishte gjyqtarja që firmosi masat ndaj liderit të opozitës Sali Berisha më 21 tetor të vitit 2023 dhe Jamarbër Malltezit. Gjoka ka pasur në dorë edhe dosjen e ish kryetarit të zgjedhur të Himarë, Fredi Beleri ku kjo gjyqtare pengoi betimin e tij në krye të bashkisë së qytetit bregdetar. Ajo u kontestua nga Berisha, për konflikt interesi, pasi në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kohës e kishte shkarkuar gjyqtaren në vitin 1996.
Më vonë Berisha publikoi vendimin e dënimit të gjyqtares Gjoka në Greqi të cilin nuk e kishte deklaruar. Irena Gjoka është shpallur fajtore sepse në datën 24 dhjetor 2002 është kapur në pikën e kufirit Kakavijë gjatë kontrollit të pasaportës me dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Sipas këtij vendimi rezulton se Gjoka është shpallur fajtore për dokumente të falsifikuara dhe është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro. Irena Gjoka e cila ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut duke fshehur dënimet në shtetin fqinj është dëbuar 2 herë brenda 3 muajsh nga shteti grek gjithashtu gjykata e Janinës e ka dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për falsifikim pasaporte.
Ndërkohë avokati i zotit Meta, Kujtim Cakrani Kujtim është shprehuer se gjykimi i presidentit te PL nga Irena Gjoka është pa moral dhe logjik juridike pasi zoti meta hetohet Altin Dumani, poashtu edhe Irena Gjoka qe do te gjykoje Meten!
Me firmë të Irena Gjokës sot janë shumica e vendimeve të Gjykatës së Posaçme ndaj drejtuesve kryesor të opozitës, dhe pikërisht këta subjekte akuzuan se gjyqtarja me 3 mbiemra, është në kontrollin e Edi Ramës. akuzat e opozitës përforcohen edhe më shumë, pasi hetimi dhe verifikimi për mosdeklarimin e dënimit në Greqi dhe falsifikimit të formularëve të deklarimit, zvarriten prej shumë kohësh, ndërsa institucionet fshehin përgjigjet e autoriteteve greke.
© SYRI.net